U mbajt uebinar në temën “Infografiku: Të dhënat, dizajni, tregimi”

Më 10 prill 2017 u mbajt uebinar njëorësh në temën “Infografiku: Të dhënat, dizajni, tregimi”, ku morën pjesë 67 pjesëmarrës, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive duke parashtruar pyetje dhe duke diskutuar.

Ligjërues i uebinarit ishte Ignasi Alkalde, i cili ka diplomuar në fushën e multimedias, është magjistër i shoqërisë informatike dhe i shoqërisë së dijes dhe posedon diplomë universitare për analizë dhe vizualizim të të dhënave. Ai jeton dhe punon në Spanjë.

Ignasi është trajnues dhe konsulent për vizualizimin e të dhënave dhe për të dhënat e hapura. Poashtu, ai është asistent për vizualizimin e të dhënave dhe të dhënat e hapura në Universitat Oberta de Catalunya dhe në Universidad Internacional de la Rioja. Njëkohësisht, ai është menaxher i Shkollës për të dhëna në Spanjë për Open Knowledge Spain dhe trajnues i akredituar për të dhëna të hapura nga Open Data Institute, UK.

Videoja e uebinarit në YouTube gjendet këtu: https://youtu.be/nZdlErFYfVo

Prezantimin e Ignasi Alkaldes mund ta shihni dhe ta shkarkoni këtu: http://bit.ly/2orapsj

Mos harroni të na ndiqni në profilet tona në rrjetet sociale dhe të na dërgoni propozime dhe vërejtje që ta përmirësojmë punën tonë.

Twitter: @fmeta

Facebook: https://www.facebook.com/metamorphosis.foundation/

Ky uebinar u mbajt në kuadër të projektit TechSoup Balkans.

Në qoftë se keni propozime apo pyetje në lidhje me uebinaret na kontaktoni në: [email protected]is.org.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button