U mbajt uebinar në temën: „Si ta mbroni privatësinë në botën digjitale?“

Më 12 prill 2017 u mbajt uebinar njëorësh në temën : „Si ta mbroni privatësinë në botën digjitale“, ku morën pjesë 38 pjesëmarrës, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive duke parashtruar pyetje dhe duke diskutuar.

Ligjërues i uebinarit ishte Еlena Trifunovska magjistre e komunikimeve me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së privatësisë. Në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2014, Elena ka punuar si këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa prej atëherë punon si analiste në këtë fushë me theks të veçantë mbrojtjen e privatësisë në internet dhe në media. Paraqitet edhe si autore dhe bashkautore e disa publikimeve profesionale për mbrojtjen e të dhënave personale në disa fusha, analizave dhe hulumtimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullativës për mbrojtjen e të dhënave personale. Përveç të drejtës për privatësi, në fushën e saj të interesit janë edhe rregullativa mediatike dhe teoritë e informacionit dhe të komunikimit.

Videoja e uebinarit në YouTube gjendet këtu: https://youtu.be/Mo4c7EfKO3A

Prezantimin e Elena Trifunovskës mund ta shihni dhe ta shkarkoni këtu: http://bit.ly/2pwIIvE

Linqe të nevojshme:

Mos harroni të na ndiqni në profilet tona në rrjetet sociale dhe të na dërgoni propozime dhe vërejtje që ta përmirësojmë punën tonë.

Twitter: @fmeta

Facebook: https://www.facebook.com/metamorphosis.foundation/

Ky uebinar u mbajt në kuadër të projektit TechSoup Balkans.

Në qoftë se keni propozime apo pyetje në lidhje me uebinaret na kontaktoni në: webinar@metamorphosis.org.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP