Hulumtim: Korrupsioni në Maqedoni dhe Ballkan nuk do të çrrënjoset me ligje të reja

Instituti për Demokraci dhe Zhvillimi “Societas Civilis” si pjesë e konzoriumit të univeriteteve dhe organizatave të udhëhequra nga Universiteti “Kolegji i Londrës” ka zbatuar hulumtim shkencor ndërkombëtar që ka përfshirë pesë sfera. Në sferën e politikës ka ardhur në përfundim se fuqizimi i legjislativit dhe zbatimi në masë të madhe të tij nuk do të jetë i mjaftueshëm kundrejt shkallës së korrupsionit aktual në Maqedoni dhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton Portalb.mk.

“Në sferën politike rezultatet e hulumtimin tregojnë se fuqizimi i legjislativit dhe rritja e zbatimit të tij kundrejt korrupsionit nuk do të jenë masa të mjaftueshme. Përqendrimi i fuqisë ekonomike nga duart e partive politike u mundëson që të rriten si prioritet i lojalitetit, lidhjeve dhe informimit para sjelljes së vendimeve për çështje të rëndësishme. Në një farë mase, praktikat klientaliste mund të përshkruhen se janë të trashëguara nga sistemi njëpartiak i mëhershëm por me dallim të rëndësishëm se në sistemin shumëpartiak hapen më shumë rrugë për privatizim të të mirave publike. Këto rrugë paraqiten si konkurrente ndaj njëra-tjetrës”, thuhet në raportin e IDSCS-së.

Në sferën e “takimit e liderëve” IDSCS potencon momentet në të cilat kur për çështjet e mëdha konfliktuoze partitë politike iu kanë ikur marrjes së vendimeve nëpërmjet institucioneve legale dhe kanë arritur kompromise nëpërmjet marrëveshjeve private të cilat në të shumtën e rasteve merren në restorante”.

Sipas IDSCS-së “kjo praktikë joformale shpesh ka qenë e nxitur edhe nga diplomatët e BE-së dhe SHBA-së për të arritur përfitime në afat të shkurt kohor për zgjedhjen e ndonjë problemi duke mënjanuar institucionet formale të formuara për të siguruar debat dhe pjesëmarrje të opinionit”.

Fokusi kryesor i këtij hulumtimi “INFORM: Zvogëlimi i hendekut ndërmjet institucioneve formale dhe joformale të Ballkanit Perëndimor” është interaksioni ndërmjet institucioneve formale të cilët në të shumtën e rasteve kanë qenë të ekspozuara ndaj ndryshimeve si pjesë e procesit të integrimit të Bashkimit Evropian dhe institucioneve joformale në procesin e institucionalizimit të rregullave dhe rregullativës së BE-së në shoqërinë e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button