Më mirë kamerier në Itali sesa profesor në Maqedoni

Anketa e zhvilluar me të rinj në gjithë territorin e Maqedonisë, në pyetjen se a do të ishit shpërngulur nga Maqedonia nëse do të gjenit ndonjë punë në shtetet e BE-së, sondazhi ka nxjerr që më shumë se 61 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit.

Kur në një shtet si Maqedonia, ku më shumë vite ka pasiguri politike dhe një politizim të skajshëm të autoriteteve qendrore, të cilët më tepër merren me politika të larta se sa me problemet thelbësore të të rinjve apo mbijetesën e njerëzve, shumë të rinj marrin vendime që sa më shpejtë të shpërngulen nga Maqedonia. Kështu e vlerëson anketa e fundit, e realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Televizion Telma. Mbi 60 për qind e të rinjve të moshës 15 -25 vjet, mendojnë përgjithmonë të largohen nga Maqedonia, kurse 92 për qind e të anketuarve të moshës mbi 65 vjet nuk dëshirojnë të largohen, është përfundimi i këtij sondazhi të QMBN dhe Televizionit Telma, realizuar përmes anketës telefonike me 1000 anketues të moshave të ndryshme, shkruan KOHA.

Anketa e zhvilluar me të rinj në gjithë territorin e Maqedonisë, në pyetjen se a do të ishit shpërngulur nga Maqedonia nëse do të gjenit ndonjë punë në shtetet e BE-së, sondazhi ka nxjerr që më shumë se 61 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit.

“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet në një vend, si Maqedonia, që gjithmonë deklarohet se mbështetet te brezat e rinj, gjysma e rinisë të shprehet e gatshme të ikë nga këtu. Më mirë një kamerier në Itali apo Gjermani, se sa profesor në Maqedoni. Kështu janë shprehur të rinjtë e anketuar. Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se Maqedonia, vendi i tyre, nuk i ofron shanse brezit të ri, edhe pse ata e bëjnë shumicën e popullatës në Maqedoni”, thuhet mes tjerash në këtë anketë.

Shikuar sipas nacionaliteteve, më shumë për të ikur nga Maqedoni janë shprehur pikërisht të rinjtë maqedonas.

“Mbi 40 për qind e të rinjve maqedonas janë shprehur se do iknin nga Maqedonia dhe atë përgjithmonë, ndërsa 31 për qind e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se do të iknin nga Maqedonia nëse atyre ju ofrohet ndonjë mundësi pune në vendet e BE-së”, shkruan gazeta KOHA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button