Rusi, 3 të vdekur gjatë një sulmi ndaj zyrës së FSB-së

Agjencia ruse e Inteligjencës (FSB) njoftoi se tre persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe sulmuesin, ndërsa një person është lënduar gjatë sulmit të armatosur ndaj zyrës së saj në Lindjen e Largët, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga FSB, që është trashëgimtare e KGB-së, në njoftimin e publikuar të premten theksojnë se një person i panjohur kaloi detektorin për metal, hyri në recepcionin e zyrës në Khabarovsk dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që ishin aty.

Është vrarë një nëpunës i FSB-së dhe një vizitor, ndërsa një person është lënduar.

Nëpunësit që janë përgjegjës për sigurinë më pas vranë sulmuesin. FSB nuk shpalosi menjëherë detaje lidhur me sulmuesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP