Filloi ndërtimi i parkut të ri argëtues në Shkup

Qytetarët e Shkupit pas 44 vitesh do të bëhen me park argëtues, i cili do të shtrihet në rreth 25.000 metra katrorë, në të njëjtën sipërfaqe si “Luna parku” i përhershëm. Do të furnizohen dhe do të vendosen gjithsej 27 rekuizita, nga të cilat tre rekuizita-adrenalinë, gjashtë rekuizita familjare dhe 18 të fëmijëve. Në park do të ketë lloje të ndryshme luhatëse, karuselë, rrëshqitëse dhe lloj të ngjashëm të përmbajtjeve argëtuese-rekreative.

Parku i ri argëtues do të ndërtohet në faza, disa vite dhe ndërtimi i tij, furnizimi i rekuizitave dhe montimi i tyre do të kushtojë rreth 400 milionë denarë ose rreth 6,5 milionë euro.

Këtë sot e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, i cili së bashku me kryetaren e Këshillit të Qytetit të Shkupit Irena Misheva dhe drejtorin e NP “Parqe dhe gjelbërime” Dushan Aviroviq kanë kryer kontroll në punët ndërtimore të ndërtimit të parkut të ri argëtues në Parkun e Qytetit.

Parku i ri argëtues do të ndërtohet në disa faza. Në fazën e parë do të punohet në infrastrukturën – ujësjellës, kanalizimi fekal dhe atmosferik, pajisje partern dhe hortikulturor për çka janë ndarë rreth 101 milionë denarë. Veç më është përzgjedhur firma ndërtimore.

Коце прес

Në fazën e parë do të vendosen një rekuizitë-adrenalinë, dy gjysmëadrenalinë, një tren në binarë dhe tre rekuizita për fëmijë. Për furnizimin e këtyre rekuizitave janë paraparë 130 milionë denarë.

Trajanovski potencoi se në kuadër të parkut të ri argëtues do të ndërtohen restorante, teatër, objekte administrative.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Trajanovski sqaroi se parku i ri argëtues bëhet me mjetet nga buxheti i Qytetit të Shkupit pas disa tentimeve për partneritet publik-privat, ndërsa rekuizitat e vjetra janë në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe të NP “Parqe dhe gjelbërime”, të cilat veç më deponohen në këtë ndërmarrje.

Në pyetje të gazetarëve për diskotekat në park, Trajanovski tha se do të punojnë edhe sivjet dhe pastaj do të duhet të gjindet lokacion të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button