Finalistët e projektit “Talentium” gati për finalen e madhe

Të shtunën, më 22 prill 2017, me fillim në ora 14:00 Forumi Rinor Islam organizon finalen e madhe në kuadër të projektit “Talentium”, e cila do të përmbajë garë në fjalime motivuese dhe mini-dokumentare nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Kumanovës, Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit. Finalja e madhe do të mbahet në sallën e kinemasë në City Center në Gostivar.

Projekti “Talentium” është projekt i realizuar nga Forumi Rinor Islam, për shkollarët e mesëm të vitit të tretë dhe të katërt. Projekti zgjati katër muaj dhe në vete përfshiu trajnime në sferën e komunikimit, mediumit dhe lidershipit.

Në finalen e madhe do të garojnë tetë nxënës, të cilët u zgjodhën si më të mirët në fjalime motivuese nga garat në qytetet përkatëse.

Nxënësit pjesëmarrës: Jetmire Ferati dhe Zulejha Halili nga Shkupi; Eren Ali dhe Emine Alimi nga Kumanova; Zehra Ebibi dhe Adis Rakipi nga Gostivari si dhe Jehona Zenuni dhe Azra Nuhi nga qyteti i Tetovës.

Njashtu do të paraqiten në garë edhe tre dokumentarë, të përgatitur nga nxënësit pjesëmarrës në projektin “Talentium”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button