Prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim kaluan natën nën qiell të hapur (FOTO)

Një natë nën qiell të hapur nuk mund të barazohet me vështirësitë dhe brengat me të cilat përballen brenda  24 orëve, thonë prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim të cilët do të kampojnë përball Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se nuk është e lehtë të kalohet nata nën qiell të hapur kur për shumicën prej tyre kjo është hera e parë por sërish për ata me e rëndësishme është që realizohen kërkesat.

Qytetarët shpresojnë se me vendosjen e shatorëve para Kuvendit  do të jenë të dukshëm për deputetët dhe i ftojnë të njëjtët që bashkëngjiten në iniciativën e tyre.

Përgjigje për kërkesat e tyre deri më sot nuk ka nga asnjë institucion dhe shprehin se kanë marrë vetëm premtime të thata.

Siç paralajmëruan, shatorët do ti vendosin çdo muaj deri sa nuk gjejnë zgjidhje për problemin e tyre.

Dje të njëjtët u vizituan edhe nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale i cili u premtoi përkrahje dhe ndihmë.

Prindëri e fëmijëve me pengesa në zhvillim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button