Matis: S’ka dyshim se Siria nuk i ka dorëzuar të gjitha armët kimike

Shefi i Pentagonit, Xhejms Matis ka thënë se nuk ka “asnjë dyshim” se Siria ka mbajtur disa armë kimike dhe e ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Asad që të mos i përdorë atonjofton Radio Evropa e Lirë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij izraelit, Avigdor Liberman, Matis nuk dëshiroi që të japë shifra të sakta për numrin e armëve kimike që SHBA beson që posedon Siria.

“Kryesorja këtu është se nuk ka asnjë dyshim në mendjen e komunitetit ndërkombëtar se Siria ka mbajtur armë kimike, që është shkelje e marrëveshjes së ka nënshkruar për dorëzimin e tyre”, ka thënë Matis.

“Është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duhet që ato të largohen në mënyrë diplomatike dhe ne i këshillojmë që të mos përdorin më armë kimike. Këtë e kemi bërë të qartë me sulmin tonë”, u shpreh shefi i Pentagonit.

SHBA kreu sulme ajrore ndaj një baze ajrore siriane, pas sulmit të dyshuar kimik mbi një fshat të kontrolluar nga rebelët, ku u vranë mbi 80 persona.

SHBA dhe vendet e tjera kanë akuzuar qeverinë e Asadit se ka kryer sulmin kimik, por Siria dhe aleati kryesor, Rusia, i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se ato janë të fabrikuara .

Sipas marrëveshjes së vitit 2013, Siria është dashur që të dorëzojë të gjitha armët kimike. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Rusisë, pas kërcënimit të SHBA-së se do të përdor aksione ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP