Tipari që i bën gratë shefe më të mira se burrat

Sipas një raporti të vitit 2015 që bazohet në mbi 40 vjet hulumtimi thotë se gratë janë më të mira se burrat, sa i përket angazhimit.
Studimi analizoi përgjigjiet nga 27 milionë punëtorë, dhe arriti në përfundim që shefet femra performojnë më mirë se shefat burra kur vjen puna që të inkurajohen punëtorët për t’u angazhuar, shkruan The Independent.

Punëtorët, menaxherët e të cilëve ishin  gra, ishin më të prirur që të përgjigjen me “po” në këto deklarata:

-Është gjithmonë dikush në punë që e inkurajon zhvillimin tim

-Në gjashtë muajt e fundit, dikush më ka folur mua për progresin tim.

-Në shtatë vjetët e fundit, kam pranuar lëvdata dhe mirënjohje për kryerjen mirë të punës.

Sipas këtij raporti, janë pikërisht menaxheret femra që i eklipsojnë ata meshkuj duke i vënë pritshmëritë bazike të punëtorëve të tyre, duke ndërtuar lidhje me vartësit e tyre, duke inkurajuar një ambient pozitiv të ekipit, dhe duke iu siguruar punëtorëve raste për t’u zhvilluar brenda karrierave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL