SHGM: MPM qëllimisht falimenton gazetat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shprehur shqetësim serioz për shkak të rrezikut që Media Print Maqedoni (MPM), e cila posedon katër gazeta, një magazin dhe një portal interneti, t’i çojë në falimentim të njëjtjat, njofton Portalb.mk.

Nga SHGM thonë se “qëllimi i pronarëve dhe menaxherëve të MPM-së nuk është të zgjidhë krizën në kompani, por ngadalë të shuhen gazetat përmes largimit të vazhdueshëm nga puna të gazetarëve”.

Nga atje thonë se “kjo nuk paraqet vetëm shkelje të të drejtave të punës së gazetarëve, por është edhe goditje kundër lirisë së mediave”.

Kjo Shoqatë vlerëson se politika e gabuar e udhëheqësisë së këtyre gazetave ka qenë arsyeja se pse është ulur edhe numri i shitjes së tyre dhe se fajtor për këtë janë pronarët e dëgjueshëm, të cilët në mënyrë jokritike përkrahën politikat e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së.

“Shuarja e heshtur e MPM-së është shembull më i mirë se shtypi partiak në Maqedoni nuk ka ardhmëri. Vetëm gazetaria e lirë dhe profesionale mund të krijojë media të qëndrueshme, të cilat në mënyrë të përgjegjshme do të luajnë rolin e tyre në demokraci, të informojnë qytetarët dhe të kontrollojnë pushtetin”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Përndryshe, ky reagim i kësaj Sindikatës vjen pasi që dje të punësuarve dhe gazetarëve të MPM-së u ishte kërkuar që të paraqiten në firmë të re simotër me pronar të njëjtë.

Edhe SPGM-ja sot kërkoi nga organet e drejtësisë të hetojnë rastin e MPM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP