Shfaqet premiera e filmit “Guardians of the Galaxy vol 2” në Hollywood

Pas suksesit të befasishëm të filmit të parë, ‘Guardians of the Galaxy’, ishte vetëm çështje kohe deri sa të realizohej edhe një vazhdim i ri i kësaj historie që karakterizohet me aksion dhe komedi. Filmi ‘Guardians of the Galaxy Vol. 2’ e shënoi premierën botërore në Hollywood.

Edhe një herë personazhi i sjellë në ekran nga Chris Pratt, Peter Quill e udhëheq ekipin e tij të përbërë nga Gamora e personifikuar nga Zoe Saldana, Drax i sjellë në ekran nga Dave Bautista, Groot i personifikuar nga Vin Diesel dhe Rocket nga Bradley Cooper, në problem të reja, transmeton emisioni Express në KTV, shkruan Koha.net.

Kësaj radhe problemet vijnë nga dy burime, një racë e jashtëtokësorëve me lëkurë ngjyrë ari të udhëhequr nga Ayesha dhe nga babai i Quill-it, Ego, i cili në film personifikohet nga aktori Kurt Russell. Gjithashtu, ekipit në udhëtimin e tyre i bashkëngjiten edhe disa personazhe të reja si: Nebula, Yondu dhe Mantis.

Duke qenë se shumica e aktorëve të përfshirë në film është dashur të ngjyrosen dhe maskohen për rolet e tyre, dhe një pjesë e madhe e skenave të filmit janë xhiruar me kromaki, mbi qilim të kuq aktorët kishin treguar sa e çuditshme ishte kjo eksperiencë për ta.

Këtë javë u bë publik lajmi se regjisori, James Gunn, do të rikthehet në realizimin e pjesës së tretë të këtij projekti. Ndërkaq ‘Guardians of the Galaxy Vol. 2’, do të fillojë së shfaquri për publikun mbarë botëror nga 25 prilli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button