Mjekët kanadezë zbulojnë antibiotikun e parë në 30 vitet e fundit

Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar antibiotikun e parë në 30 vitet e fundit, ndërkohë që të dhënat fillestare flasin se zbulimi i ri mund të paraqesë një përparim të madh në luftën kundër të ashtuquajturave super-mikrobe, raporton Anadolu Agency (AA).

Studimi i zbatuar nga dy mjekë kanadezë nga spitali “St. Boniface”, në qytetin Winnipeg u publikua të enjten në “Canadian Journal of Physiology and Pharmacology” (revista kanadeze për fiziologji dhe farmakologji).

Ndonëse duhen kryer teste klinike mbi ilaçin të emëruar PEG-2S, që e pengon të dalë në treg së shpejti, zbulimi premton shumë në luftën kundër të paktën dy super-mikrobeve, të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka cilësuar si kërcënimi më i madh për njeriun.

Super-mikrobet janë bakterie të cilat kanë ndërtuar një sistem rezistues ndaj antibiotikëve. “Është parashikuar që deri në vitin 2030, të gjitha antibiotikët që përdorim sot për të trajtuar bakteret dhe infeksionet bakteriale nuk do të jenë më efektive”, tha Dr Grant Pierce, drejtor ekzekutiv i hulumtimit në St. Boniface, i cituar nga televizioni kanadez CTV News.

Studimi shkencor është zbatuar nga Pierce dhe kolegu i tij Dr. Pavel Dibrov.

Në testet paraprake, ilaçi ishte efektiv kundër sëmundjes seksuale të klamidisë, pneumonisë, sëmundjes së legionarëve, gingivitit dhe periodontit, njoftoi transmetuesi publik kanadez.

Dy mjekët e lartpërmendur tanimë kanë aplikuar për patentimin e zbulimit të tyre në Institucionin Amerikan për Ushqim dhe Ilaçe.
Fillimisht, testet do të kryhen mbi kafshët, dhe nëse rezultojnë të suksesshme do të bëhen edhe mbi njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button