Meksikë, vritet sekretari i përgjithshëm i partisë më të madhe majtiste

Në shtetin federal të Meksikës, Guerrero, është vrarë sekretari i përgjithshëm i partisë më të madhe majtiste në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e prokurorit të Përgjithshëm në Guerero thotë se sekretari i Partisë Revolucionare Demokratike, Demetrio Saldivar, është vrarë në qytetin Chilpancino.

Dëshmitarët okularë rrëfyen se fillimisht dy persona i kishin prerë rrugën me automobil Salivdarit, dhe më pas kanë hapur zjarr dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në qershor të vitit 2013, në një mënyrë të ngjashme u vra dhe lideri i kësaj partie Estrada Merino. Ai u vra në shtetin Oaxaca, ndërsa trupi i tij u gjet pas disa ditësh në një plantacion.

Shteti federal Guerrero karakterizohet për një numër të madh vrasjesh, ndërsa dje u zbuluan në Chipancino tre trupa të copëtuar, të dy burrave dhe të një gruaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP