Gjashtë persona janë lënduar në fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsejt gjashtë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së djeshme policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të kundërvajtjeve tek dy vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, tre vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 15 vozitës të cilët kanë vozitur pa patent shofer, përkatësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 59 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 78 automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button