Turqia afër arritjes së marrëveshjes për blerjen e sistemit raketor rus

Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për blerjen e sistemin e mbrojtjes raketore të tipit S-400, është në “fazën finale”, edhe pse kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik, shkruan REL.

Isik ka thënë se në një konferencë për media se vendet e NATO-s nuk kanë prezantuar ndonjë ofertë të leverdisshme për ndonjë sistem alternativ të mbrojtjes. Turqia, që është anëtar i NATO-s, më 2015 anuloi një tender prej 3.4 miliardë dollarësh për raketa mbrojtëse me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se shteti do të prodhojë vet sisteme raketore por më pas ndërroi mendjen.

“Është e qartë se Turqisë i duhet sistem i mbrojtjes raketore”, ka thënë ministri turk.

“Puna për blerjen e S-400 është në fazën finale. Por kjo fazë nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL