SPGM: Organet e drejtësisë të hetojnë rastin e MPM-së

Lajmet për falimentim të Media Print Maqedoni (MPM) të vijuara me konkurs për punësim të gazetarëve në ndërmarrjen me pronar të njëjtë të MPM-së është mënyra e fundit e rënies dramatike të kësaj shtëpie mediale e cila edhe njëherë dëshmoi se nuk ka qëllime të pastra ndaj të punësuarve të saj, thonë nga Sindikata e të Punësuarve dhe Gazetarëve Medial (SPGM), njofton Portalb.mk.

“Në momente të rëndësishme kur vendoset ardhmëria e të punësuarve ata u gjetën në pozitë “merr ose le” deri sa pronarët janë të zënë ose në udhëtim. Kushtet e punësimit janë në afat të pacaktuar me çka të punësuarit e rinj shumë lehtë do të humbasin vendin e punës ku edhe si do që të jetë mënyra ata do të vlerësohen si të padobishëm”, thuhet në kumtesën e Sindikatës.

Nga kjo Sindikatë dërgojnë thirrje deri te institucionet para se gjithash Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që të merren me rastin ngaqë të vetmit që do të pësojnë nga kjo do të jenë ata të cilët nuk e shkaktuan atë, punëtorët.

Përndryshe, ky reagim i kësaj Sindikatës vjen pasi që dje të punësuarve dhe gazetarëve të MPM-së u ishte kërkuar që të paraqiten në firmë të re simotër me pronar të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button