Haley akuzon Iranin dhe Hezbollahun për destabilizimin e Lindjes së Mesme

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley e ka akuzuar Iranin dhe aleatin e tij, Hezbollahun për konspiracion për të destabilizuar Lindjen e Mesme, njofton Rel.

Këto komente, Haley i bëri gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 20 prill.

Haley tha se grupi Hezbollahu në Irani dhe Liban kanë trajnuar “milicitë vdekjeprurëse”, dhe i përdorin ata për të nxitur konflikte në Siri, Irak dhe Jemen.

“Për dekada, ata kanë kryer akte terroriste në mbarë rajonin”, tha Haley.

“Irani po e përdor Hezbollahun për të çuar përpara aspirtat e tij rajonale”, tha ajo.

“Ata po punojnë së bashku për të zgjeruar idelogjitë ekstremiste në Lindje e Mesme. Ky është një kërcënim, që duhet të dominojë diskutimin tonë”, në OKB, ka deklaruar ambasadorja amerikane.

Në anën tjetër, ambasadori iranian Gholamali Khoshroo është kundërpërgjgjur, duke i quajtur të “pabaza” akuzat dhe ka thënë se SHBA ngriti këtë çështje “për të anashkaluar çështjen palestineze, e cila është qendrore në të gjitha konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në këto debate të hapura”.

Ambasadori i Rusisë, Petr Iliichev mbrojti Iranin, duke pyetur pse ambasadorja Haley nuk ka përmendur kërcënimet nga Shteti Islamik dhe aleatët e Al-Kaidës në Siri dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button