Tramp: Evropa e fuqishme është e rëndësishme për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Tramp, i cili paraprakisht e përshëndeti vendimin e Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian, mbrëmë deklaroi se BE-ja dëshiron të mbetet e fuqishme.

“Evropa e fuqishme është shumë, shumë e rëndësishme për mua si president amerikan, si dhe për SHBA-në. Ne e duam këtë dhe do t’i ndihmojmë BE-së të jetë e fuqishme, ndërsa kjo është e dobishme për të gjithë”, theksoi Tramp në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin italian, Paolo Xhentolini.

Deklarata e Trampit është kontradiktore pasi në janar ai tha se edhe vendet tjera anëtare do ta braktisin BE-në sipas shembullit të Britanisë së Madhe.

Nga fundi i majit Tramp planifikon për herë të parë ta vizitojë Evropën, ndërsa është paraparë të merr pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel më 25 maj, e pastaj në samitin e G-7 në Taorimë, ishull sicilian më 26 dhe 27 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button