Dy nisma në Gjykatën Kushtetuese për vazhdimin e mandatit e kryetarëve të komunave

Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Kongresi Botërorë Maqedonas (KBM) kanë dorëzuar nisma pranë Gjykatës Kushtetuese me të cilat kërkojnë shfuqizimin e dy neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe nga Kodi Zgjedhor, me do të mundësohet kryetarët dhe këshilltarët të qëndrojnë në postet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, shkruan “Sitel”.

Sipas Kodit aktual zgjedhor, zgjedhjet lokale duheshin të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, por për shkak të krizës politike dhe bllokimit të Kuvendit, kaluan të gjitha afatet kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e tyre.

Kryetari i KBM-së, Todor Petrov thotë se për këtë hap kanë vendosur “në interes të qytetarëve”.

“Me nismën pranë Gjykatës Kushtetuese nga 4 prilli, kërkova të shfuqizohet neni 35, paragrafi 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, i cili flet se anëtarët e këshillave komunal zgjidhen në periudhë prej 4 viteve”, thotë Petrov.

Ai thotë se nisma e tij parasheh mandatet e zyrtarëve të komunave të vazhdohet deri në fund të vitit, deri kur duhet të organizohen zgjedhjet lokale.

Nga Gjykata Kushtetuese konfirmojnë se i kanë pranuar dy nismat, pa saktësuar kur ato mund të gjenden në seancë gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button