Këto janë dobitë e përqafimit

Përqafimi nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të krijuar një lidhje shpirtërore me dikë, por ka edhe disa përfitime fizike gjithashtu.

Shkencëtarët zbuluan se gjatë përqafimit çlirohet hormoni oksitocin, i cili ndikon për të ulur presionin e gjakut, për të reduktuar stresin, ankthin dhe përmirëson kujtesën.

Megjithatë, duhet të tregohemi selektivë me atë që përqafojmë, sepse ky veprim mund të sjellë efektet e kundërta, nëse lidhja me personin është e dobët ose nëse përqafohet një i panjohur.

Ky studim u krye nga studiues të Universitetit të Vienës dhe rezultatet u publikuan të martën në mediat austriake.

Oksitocina, një hormon i prodhuar nga gjendja e hipofizës në tru, njihet për ndikimin e tij në rritjen e marrëdhënieve njerëzore, sjelljes shoqërore dhe afërsisë midis prindërve, fëmijëve dhe çifteve.Alkooli dhe droga ndikojnë në paaftësinë e meshkujve në shtrat

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP