UT përforcon bashkëpunimin me universitetet nga Turqia

Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga Universiteti “Nuh Naxhi Jazgan” nga Republika e Turqisë e ka vizituar sot Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, me ç’rast para stafit akademik dhe studentëve të këtij fakulteti mbajti një ligjëratë, me temë “Të ushqyerit e shëndetshëm”.

Prof. Dr. Neriman Inanç në fjalimin e saj, siç qëndron në kumtesën e UT-së, tha se për të pasur një shëndet të mirë duhet t’i kushtohet shumë rëndësi cilësisë së ushqimit.

Ajo tha se të ushqyerit në mënyrë të rregullt dhe të shëndetshëm, duke i dhënë organizmit të gjitha elementet e nevojshëm ushqyese, si dhe aktivitetin e duhur fizik, sigurisht që të gjitha këto komponenta do ta bëjnë organizmin tonë të shëndetshëm.

Pas përfundimit të ligjëratës, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi, profesoreshës Neriman Inanç nga Departamenti i të Ushqyerit dhe Dietës i Fakultetit të Shkencave të Shëndetit në Universitetin “Nuh Naxhi Jazgan”, në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin dhe mbështetjen që ajo i jep fakultetit tonë, i ndau një mirënjohje, njofton Zyra për informim e UT-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button