Gjykata Supreme në maj do të mbajë seancë publike për rastin “Monstra”

Gjykata supreme zyrtarisht konfirmoi se gjatë muajit maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Në lojë janë tre data, 18, 22 ose 30 maj. Mbrojtja ankesat deri tek gjykata më e lartë i dorëzoi më 4 janar vitin e kaluar dhe për seancë publike presin më shumë se një vit, njofton Alsat-M.

Për masakrën tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Vendimin e gjykatës penale e konfirmoi edhe gjykata e apelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva. Procedurë parahetimore për rastin “Monstra” ka hapur edhe Prokuroria Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button