BFI reagon: Në Radovish nxori krye racizmi fetar

Mbrëmë ranë të gjitha maskat e bashkëjetesës dhe të tolerancës! Mbrëmë ngriti kokë racizmi fetar duke iu bashkangjitur kokave të racizmave të tjerë që kohëve të fundit po shprehen kundër pjesëtarëve të konfesionit islam në vend. Kështu reagon Bashkësia Fetare Islame për pamundësimin e programi për Ditëlindjen e Profetit Muhamed në Radovish.

Më poshtë lexoni reagimin e BFI-së:

Shoqërisë maqedonase nuk iu desht ky lluks i cili mund të shkaktojë pasoja të pariparueshme për shtetin dhe për rajonin më gjërë.

Mbrëmë, në Radovish duhej të mbahej programi kushtuar Ditëlindjes së Pejgamberit a.s. organizuar nga Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në bashkëpunim me BFI në RM. Mbrëmë nuk u lejua publiku mysliman që të futet në pallatin e kulturës në Radovish për ta përcjllë programin festiv por u mbajt në shi deri në momentin e fundit. Menaxhuesit e këtij institucioni nacional, i cili mbahet dhe funksionon edhe me taksat e myslimanëve të Radovishit, pak para kohës kur duhej të fillonte programi, iu drejtuan masës myslimane duke ju thënë që të ikin në shtëpi se sonte nuk ka drita. Në mesin e kësaj mase pati mysafirë të lartë nga Shteti i Turqisë, pati nga Ambasada Turke në Shkup, pati përfaqësues nga Rijaseti, profsorë të Medresesë si dhe personalitete të ndryshëm nga jeta publike në vend.

Bashkësia Islame e Maqedonisë reagon ashpër kundër këtij gjesti racist antiislam dhe kërkon nga organet gjegjëse që urgjentisht të ndëshkohen të gjithë këta racistë të cilët, në ditën mjaft të ndjeshme për myslimanët e vendit, në momentin kur emocioni i dhembshurisë, i mallit dhe i dashrisë për Pejgamberit a.s. mund të kalojë shumë lehtë në emocion të pakontrollur, deshtën që krizën politike në vend ta devijojnë në krizë ndërfetare me pasoja katastrofale për shtetin dhe, më gjërë, për rajonin.

Kërkojmë nga faktorët me relevancë si të vendit ashtu edhe ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt racist ndërsa nga digasteri qeveritar nën kopetenca të të cilëve është kjo qendër kulture, kërkojmë që t’ju shprehet një ndjesë publike të gjithë pjesëtarëve të fesë islame në vend, kurse ndaj huliganëve nën petkun e menaxhuesve kulturorë të ndërmerren masa përjashtuese.

Diversiteti kulturor dhe fetar është pasuri dhe jo shkas që të mjerët t’i shfryejnë frustrimet e veta shoveniste dhe raciste. Koha dhe vendi i tyre tashmë ëshhtë në ferrin e historisë së perënduar. Sot është koha e vlerave qytetëruse properëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button