Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup (Eyup) të Republikës së Turqisë

Një delegacion nga Komuna Ejup (Eyup), e Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Ahmet Tufekçi nënkryetar i kësaj komune, qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit dhe u takua me kryetari e Komunës, Nevzat Bejta.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe në këtë drejtim u shqyrtuar mundësia e binjakëzimit, projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Banjicë të epërme si dhe  organizimi i iftarit tradicional në qytetin e Gostivarit.

“Projekti për kanalizimin fekal në fshatin Banjicë e Epërme ekziston, por për shkak se ka kosto të lartë financiare është mirë që të shqyrtoni mundësitë që si Komunë të mund të ndihmoni në realizimin e këtij projekti me vlerë rreth 700 mijë euro”, dhe mes tjerash kryetari Bejta.

Përfaqësuesi i delegacionit turk, Ahmet Tufekçi shprehu gatishmërinë e Komunës që përfaqëson për organizimin e një iftari të përbashkët gjatë muajit të agjërimit.

Tufekçi theksoi që në Komunën Ejup jetojnë diku 400 mijë banorë dhe se rreth 40 % e popullatës janë të ardhur nga vende të ndryshme dhe veçmas nga Gostivari, Tetova dhe Shkupi.

Në takim u ra dakord që në një të ardhme të afërt, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta të viziton Komunën Ejup të Turqisë.

Në fund, në shenjë respekti të ndërsjellë, u këmbyen dhurata simbolike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button