Pse kjo foto po bën xhiron e botës? Ja cili është sekreti

Nuk është një foto #Repost nga Vogue, e as nga Fashion Couture. Kjo është jehona e fustaneve të ClassAV Dress që kalon kufijtë shqiptarë. Ato po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale me miliona njerëz në të gjithë botën. Këto janë imazhet të cilat kanë pushtuar në pak ditë feed-in e instagramit të faqeve të njohura, të cilat kanë ndarë me një audiencë prej mijëra ndjekësish, sesionin më të fundit të fotografive të koleksionit 2017 të fustaneve të nusërisë. Ky është bashkëpunimi i parë i stilistes së njohur shqiptare Rezarta Skifteri me Class Dresses nga Alketa Vejsiu, të cilat prezantojnë për princeshat që janë në prag të ditës së madhe, një linjë fustanesh elegantë me detaje puplash, dantelle e kristalesh të shndrritshëm për një pamje si në përralla.

Dantella sensuale, hijeshia, transparenca si detaj i elegancës dhe romantikes, me punën e përkryer të stafit të Class MakeUp e modeles Dorina Gegici përcillen me mjeshtëri nga fotografi Endrit Mërtiri në një editorial që jo më kot u pagëzua me emrin “Endërr”, ashtu siç është në të vërtetë.. .

Modele: Dorina Gegici, Foto: Endrit Mertiri, Grimi dhe floket: Erjona dhe Monaliza, Class Makeup Studio

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button