Dybala: Tani më nuk ka asnjë favorit në Ligën e Kampionëve

Paulo Dybala, sulmuesi i Juventusit pas eliminimit të Barcelonës mbrëmë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka thënë se tani më nuk ka favoritë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dybala ishte hero i “zonjës së vjetër” në ndeshjen e parë në të cilën triumfuan me 3:0, kurse lojtari argjentinas shënoi dy gola. Mbrëmë në Camp Nou kampioni aktual i Italisë i rezistoi të gjitha sulmeve të Barçës dhe kështu shkoi në gjysmë-finale.

“Kur bashkërisht shikonim tërheqjen e shortit të dysheve në çerekfinale, të gjithë ishim të mendimit se do të ishte mirë që të shmangim Barcelonën. Tani, unë nuk shoh asnjë nga të preferuarat në gjysmëfinale. Mendoj se që të katër ekipet kanë gjasa të barabarta që të shkojnë deri në fund. Do të shohim se kë do të mposhtim në gjysmëfinale”, ka thënë Dybala dhe shtoi:

“Të mos pranosh gol nga ekipe siç është Barcelona nuk është e lehtë. Jemi shumë të kënaqur me arritjen tonë kundër një ekip të madh”.

Përveç Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar Monako, Atletico Madrid dhe Real Madrid. Shorti i dysheve në gjysmë-finale do të mbahet të premten në Nyon, duke filluar nga ora 12. Ndeshjet e para do të luhen më 2 dhe 3 maj, kurse ato të kthimit më 9 dhe 10 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button