Vandalizëm në Gjermani, svastika në murin e Qendrës Islamike në Frieburg

Persona deri më tani të panjohur kanë vizatuar svastika në muret e Qendrës Islamike në Freiburg, në qytetin gjerman me të njëjtin emër, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i bashkësisë së Qendrës Islamike në Freiburg, Ziya Çelik, tha për AA se rrugës për në xhami për faljen e namazit të sabahut, besimtarët kanë parë svastikat e vizatuara në muret e Qendrës, në kuadër të të cilës ndodhet xhamia.

Çelik tha më tej se në anën e majtë dhe të djathtë të Qendrës Islamike janë vizatuar nga një svastikë, që lë të dyshohet se vizatimet janë bërë gjatë natës.

Ai tha më tej se për rastin në fjalë është njoftuar policia, nga ku thonë se kanë nisur një hetim.

Çelik dënoi sulmin për të cilin tha së është shprehje e ksenofobisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button