Kjo është ngjyra më e përshtatshme për t’u veshur në punë (nuk është e zeza)

Sa herë ke dyshime, vishesh me të zeza apo jo? Është “ngjyra” më e thjeshtë e mundshme për të veshur në mëngjes nëse je vonë, është e hijshme, ndaj edhe shefi do të të marrë seriozisht, apo jo? Gabim! E zeza nuk është ngjyra më e mirë për t’u veshur në punë. Cila është? Sipas një eksperti stili, ka një nuancë tjetër neutrale që duhet ta marrësh në konsideratë.

Ngjyra blu e errët, navy siç njihet, është zgjedhja më e mirë për veshjet e punës. Më shumë se tendencë, ngjyra blu navy është ndër nuancat më të ndryshueshme dhe të sofistikuara, një veshje-çelës për çdo kohë, edhe për takimet e gjata të punës jashtë zyrës, edhe për ato brenda saj.

Propozimet janë të shumta për këtë tonalitet: fustane, pantallona, këmisha, xhaketa etj., mjafton të gjesh modelin që të përshtatet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button