Deri më 4 maj, trajnim falas për certifikatë ndërkombëtare dhe garë në 3D dhe Game dizajn

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga fakultetet teknike në shtet, të moshës prej 16 deri në 20 vjet, do të mund të marrin trajnim falas për të fituar Autodeks certifikatë ndërkombëtare dhe garë në 3D dhe Game dizajn në ngjarjen iNovum, që do të mbahet nga 22 prill deri më 4 maj në “Skopje siti moll”.

Prej nesër deri më 23 prill në “Skopje siti moll” do të vendosen stenda promovuese për paraqitje për pjesëmarrje. Është planifikuar që gjatë ditës të trajnohen nga 20 persona, pas çka do të mund të përfshihen në garë. Teknikën e nevojshme do ta sigurojë organizatori i ngjarjes Akademia për 3D dhe Game desing – M3DS.

“Qëllimi është që zhvillimi i IT shoqërisë së Maqedonisë, inkuadrimi i kreativitetit te të rinjtë dhe orientimi ndaj profesionit 3D artist për të cilin ka konsum të madh”, tha në konferencën për shtyp Stefan Mitrov, instruktor në Akademinë për 3D dhe Game desing – M3DS.

Fitimi i njohurisë dhe certifikata e marrë nga gara, sqaroi mund të jetë bazë për pjesëmarrje në përpunimin e filmave, reklamave, lojërave dhe gjithçka që është e lidhur me vizualizimin.

Mbështetje në aktivitetet, siç tha, kanë nga Agjencia për punësim dhe Ministria e Kulturës.

Tre ekipet fituese do të marrin bursë grupore për studim në M3DS Akademinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button