Shoqata e gjykatësve kërkon rritje të rrogave si të prokurorëve

Këshilli i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur sot debatoi për gjendjen me rrogat në gjyqësi dhe me këtë rast konkludoi se nevojitet vazhdim i aktiviteteve deri në realizim të plotë të angazhimeve për rritjen e tyre konform rritjes së rrogave në prokurorinë publike, përcjell MIA.

Siç kumtoi Shoqata e gjykatësve, në këtë drejtim, Këshilli drejtues i ka mbështetur orvatjet e deritanishme të kryetarit të Shoqatës me propozim që ato të vazhdojnë dhe të orientohen drejt institucioneve kompetente, sidomos drejt Këshillit gjyqësor të RM-së dhe Këshillit buxhetor.

Këshilli drejtues, shtohet në kumtesë, konkludoi se nevojitet që aktivitetet e mëtutjeshme të orientohen në drejtim të hapjes së dialogut të vërtetë për gjetjen e zgjidhjes përkatëse, ndërsa për këtë qëllim këto aktivitete të udhëhiqen edhe nga qëndrimet dhe rekomandimet e sektorëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP