Kreu i Pentagonit takim me presidentin e Egjiptit

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, është takuar sot me Presidentin e Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, në rezidencën Ittihadije në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Egjiptit, thuhet se Sisi ka diskutuar me kreun e Pentagonit, për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veçanërisht për ato në fushën ushtarake.

Në deklaratë thuhet se Sisi ka vënë theksin tek marrëdhëniet strategjike mes Egjiptit dhe SHBA-ve në fushën ushtarake dhe ka thënë se dëshiron të çojë edhe më përpara marrëdhëniet me administratën e Trumpit.

Ndërsa Mattis ka vënë në dukje se në kohën në vijim, dëshirojnë që marrëdhëniet me Egjiptin ti zhvillojnë edhe më tej. Ai ka thënë se kjo gjë do të çonte në thjeshtëzimin e zgjidhjes së problemeve të vështira në rajon.

Presidenti i Egjiptit, ishte takuar edhe më parë me kreun e Pentagonit, gjatë një vizite të tij në SHBA.

Ndërkohë Mattis ndodhet në Egjipt, në kuadër të një vizite në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Pas Arabisë Saudite dhe Egjiptit, ai pritet të vizitojë Izraelin, Katarin dhe Xhibutin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button