Koreja Veriore iu kërcënua SHBA-së me “sulm parandalues super të fuqishëm”

Mediat shtetërore koreanoveriore sot e paralajmëruan SHBA-në se Koreja Veriore do të mund të kryejë “sulm parandalues super të fuqishëm”, pasi sekretari amerikan i Shtetit Reks Tilerson deklaroi se Uashingtoni po shqyrton mënyra që të kryejë presion ndaj Phenianit për shkak të programit të tij bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Tramp mori qëndrim të ashpër ndaj liderit koreanoverior Kim Xhong-un, i cili i hodhi poshtë këshillat e aleatit të tij të vetëm Kinës dhe vazhdoi me programin bërthamor dhe raketor edhe krahas sanksioneve të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Në rast se sulmi ynë parandalues super i fuqishëm fillon, tërësisht dhe menjëherë do t’i fshijë jo vetëm forcat fitimtare imperialiste të SHBA-së në Korenë Jugore dhe rajonet e rrethinës, por edhe tokën e SHBA-së do ta shndërrojë në hi”, publikoi gazeta e Partisë qeveritare Punëtore e Koresë Veriore, “Rodong Sinmun”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button