Vjedhje në një kazino dhe bastore në Shkup dhe Prilep

Nga një kazino në Shkup dhe bastore sportive në Prilep dje kryerës të panjohur me kërcënim me pistoletë kanë kryer vjedhje, me ç’rast janë marrë gjithsej 64.000 denarë.

Siç informoi MPB-ja, në buletinin ditor, dje në ora 8:50, është denoncuar se në një kazino në bulevardin “Partizanski odredi” në Shkup një person i panjohur me kërcënim me pistoletë nga të punësuarit ka marrë rreth 30.000 denarë, pas së cilës ka ikur në drejtim të panjohur.

Në bastoren sportive në rrugën “Car Samoil” në Prilep, dje në ora 21:30, dy kryerës të panjohur të maskuar me kërcënim me pistoletë kanë kryer plaçkitje mbi të punësuarën. Ata e kanë takuar para hyrjes të punësuarën në bastore, e kanë futur brenda dhe nga arka kanë marrë 34.000 denarë, pas së cilës kanë ikur në drejtim të panjohur.

Siç kumtoi MPB-ja, ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e plotë të dy rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button