Ahmeti: Zgjatja e krizës politike mundësi e mirë për kundërshtarët e Maqedonisë

Zgjatja e krizës politike në Maqedoni dhe çdo vonesë për zgjidhjen e saj paraqet mundësi të mirë për kundërshtarët e Maqedonisë në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE duke shtrirë ndikimin e tyre dhe duke thelluar edhe më tej hendekun midis qytetarëve në Maqedoni. Kështu e vlerësoi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjendjen aktuale politike në Maqedoni gjatë takimit me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, njofton Portalb.mk.

“Çdo vonesë paraqet mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë drejt integrimit në NATO dhe BE për të shtruar ndikimin e tyre dhe për të thelluar hendekun midis qytetarëve të vendit tonë”, tha Ahmeti.

Në rrjedhën e diskutimit për gjendjen politike në Maqedoni, Ahmeti elaboroi mbi të gjitha hapat konstruktiv për dalje nga kriza që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik për Integrim në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.

Ahmeti gjatë këtij takimi ka bërë thirrje deri të partitë politike maqedonase  që të angazhohen pa asnjë vonesë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe realizimit të pritshmërive të qytetarëve për paqe, stabilitet dhe siguri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button