ESHS: Vitin e kaluar vetëm një banor ka hedhur 376 kilogram mbeturina

Gjatë vitit 2016 sasia e mbeturinave në nivel komunal ka arritur deri në 376 kilogram për kokë banori që është për 1.1% më pak se vitin 2015-të, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, njofton Portalb.mk.

Gjithsej masa e mbeturinave komunale të mbledhura në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 përfshin 610.227 tonë. Duke krahasuar me vitin 2015, sasia e përgjithshme e mbledhjes së mbeturinave komunale në vitin 2016 shënon ulje prej 1.6%.

Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të mbledhura është vërejtur në rajonin e Shkupit 160 290 tonë ose 26.2% nga sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të mbledhura, 512.657 tonë ose 84% janë mbledhur nga amvisëritë, ndërsa të tjerat 16% nga personat fizik dhe juridik (mbeturina komerciale).

Sipas llojeve të mbeturinave, mbeturinat komunale janë lloji me sasi më të madhe të mbeturinave të mbledhura 543.644 tonë ose 89%, ndërsa me sasi më të vogël janë mbeturinat e gomave, 656 ton ose 0.1% nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të mbledhura.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 përfshin 796.585 ton. Sasia më e madhe e mbeturinave të mbledhura komunale (99.4) hiqet nga deponia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button