Alban Skenderaj feston ditëlindjen, Miriami me dedikim të veçantë (Foto)

Këngëtari Alban Skenderaj sot feston 35 vjetorin e lindjes ndërsa gruaja e tij ka zgjedhur ta uroj edhe publikisht.
Përkrah një fotografie, Miriam Cani ka ndarë disa fjalë të cilat si duket i ka shkruar nga thellësia e zemrës.
”Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla :) për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. 
Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen☺️
Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me cdo qelizë të trupit tim❤”, ishte ky dedikimi i saj për këtë ditë të rëndësishme.

Ndryshe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani njihen si çifti më i kompletuar në estradë për të cilët nuk ka pasur as edhe një skandal të vetëm mediatik. Albanit i urojmë jetë të gjatë me shëndet pranë familjes dhe një gruaje aq të përkryer si Miriami.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button