Mali, 7 të vdekur nga sulmi ndaj trupave ushtarake

Një sulm i armatosur ndaj njësisë ushtarake në Mali i cili ka lënë të vdekur shtatë persona, është marrë përsipër nga lëvizja Nusret El Islam vel Muslimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se si pasojë e sulmit që ka ndodhur një ditë më parë në rajonin Gurma Rahrus në veri të vendit ndaj njësisë ushtarake, jetën e kanë humbur shtatë persona, prej të cilëve pesë ushtarë dhe dy civilë, kurse rreth dhjetë të tjerë janë plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se sulmi i armatosur është marrë përsipër nga lëvizja Nusret El Islam vel Muslimin.

Në një deklaratë të mëparshme ishte bërë e ditur se katër ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e një përleshjeje mes sulmuesve dhe ushtarëve të cilët janë kundërpërgjigjur ndaj sulmit.

Muajin e kaluar, organizatat Emirati i Saharasë, El Murabitun, Ensaruddin dhe Fronti Çlirimtar Masina njoftuan se kanë themeluar lëvizjen Nusret El Islam vel Muslimin për t’u bashkuar nën një çati të vetme. Poashtu, ishte bërë e ditur se lëvizja është themeluar nën kryesimin e liderit të organizatës Ensaruddin, Iyad Ag Galy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button