Nëntë fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Një udhëtar në një autobus dhe një këmbësor janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsejt nëntë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër prej tyre më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së djeshme policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të kundërvajtjeve tek tetë vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar dhe tek 10 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë prëdorur telefonin celular. Janë hasur edhe 28 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 44 automjete.

Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” Sektori për preventivë sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta në SHF “Krume Kepeski” që ndodhet në rajonin e komunës Kisella Vodë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button