Mattis: Irani ka rol në lëkundjen e stabilitetit në rajon

Shefi i Pentagonit, Jim Mattis, ka theksuar se Irani ka rol në lëkundjen e stabilitetit rajonal dhe se ky vend është kudo që ekzistojnë probleme në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Mattis ka theksuar se duhet penguar hapat e Iranit për përhapjen e ndikimit, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti në rajon.

Në lidhje me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Jemen, Mattis ka thënë se “Irani ka rol në lëkundjen e stabilitetit në rajon. Megjithatë, për ta parandaluar ndikimin e Iranit, konflikti në Jemen duhet zgjidhur me negociata që do të realizohen nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara”.

Mattis ka nënvizuar se aktivitetet e Iranit nuk kufizohen vetëm në Jemen. “Kudo që ka probleme në rajon, aty do ta shihni Iranin. Duhet t’i mënjanojmë përpjekjet e Iranit për ta prishur stabilitetin e një shteti tjetër dhe për të krijuar grupe si Hezbollahu në Liban.

Mattis, i cili në Arabinë Saudite erdhi të martën, dje u takua me mbretin Selman bin Abdulaziz dhe Princin e Dytë të Kurorës, ministrin e Mbrojtjes Muhammed bin Selman.

Në kuadër të turneut në Lindjen e Mesme që do të zgjasë deri më 23 prill, shefi i Pentagonit do të realizojë vizitë edhe në Egjipt, Izrael, Katar dhe Xhibuti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button