Konferencë “Mbështetje viktimave të dhunës- e kujt është përgjegjësia”

Këshilli nacional për barazi gjinore sot organizon konferencë me temë “Mbështetja për viktimat e dhunës – e kujt është përgjegjësia”.

Konferenca është pjesë e aktiviteteve të projektit “Ratifikimi i Konventës së Stambollit”, që është financuar nga Bashkimi Evropian nga mekanizmi IPA 2 për organizata qytetare (IPA2SCO), zbatuar nga MCEO (EUROTINK).

Konferenca ka për qëllim të kontribuojë drejt përmirësimit të sistemit të mbrojtjes për viktimat nga dhuna familjare dhe qasja e drejtësisë për gratë viktima të dhunës së bazuar gjinore dhe ratifikimi i Konventës së Stambollit. Në konferencë do të debatohet me deputetet e sapozgjedhura në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, për ratifikimin e Konventës së Stambollit dhe angazhimet dhe hapat e tyre  drejt ratifikimit, për përgjegjësinë institucionale me përfaqësuesit e tyre, si dhe bashkëpunimi me organizatat qytetare etj.

Në konferencë do të prezantohet analiza e harmonizimit të dispozitave të Ligjit për preventivë dhe mbrojtje nga dhuna familjare me standardet e përmbajtura në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare përpunuar nga NSPP. Gjithashtu do të rpezantohen mbrojtja institucionale, serviset dhe shërbimet nga organizatat qytetare për viktimat e dhunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button