Humbi bashkëshortin para një viti, por ja si shprehet Celine Dion sot për të

Këngëtarja e madhe Celine Dion humbi bashkëshortin e saj një vit më parë si pasojë e sëmundjes së kancerit. Pas një viti, Celine ka vendosur të flasë sesi ka qenë ky vit pa bashkëshortin e saj, dhe nëse është gati për një tjetër dashuri, shkruan Revista Class.

Këngëtarja i është përgjigjur menjëherë pyetjes së gazetares, ku është shprehur se nuk bëhet fjalë të ketë një dashuri të re pasi, ajo vazhdon të jetë mjaft e dashuruar me bashkëshortin e saj Rene.

 “Jo nuk bëhët fjalë, unë jam e dashuruar dhe e martuar me Rene. Ai është dashuria e jetës time dhe është shumë e vështirë ta shikoj veten me një mashkull tjetër. Dashuria që kam për të, rritet çdo ditë dhe si femra unë e kuptoj që në jemi të afta për të dashuruar dhe harruar, por jo unë. Unë jam gjithmonë me të. Edhe kur këndoj, këndoj për të. Edhe kur përqafoj fëmijët jam me të…” – është shprehur Celine Dion.

Siç ka treguar dhe më parë, Rene ishte mashkulli i vetëm që ka puthur në jetën e saj.

“Ai ka qenë gjithmonë aty për mua dhe unë duhet të jem gjithashtu. Në momentin që ai po largohej nga jeta unë i qëndrova afër dhe i thashë që ndoshta kjo ishte zgjidhja më e mirë sepse një njeri si ai nuk meritonte të vuante…” – ka thënë ajo mes lotësh për të përfunduar më pas me një deklaratë të fortë: “Rene nuk ka vdekur dhe nuk do vdesë kurrë. Ai është gjallë tek unë çdo moment…” –ka deklaruar e emocionuar këngëtarja.

Histori të tilla na bëjnë të mendojmë se dashuria e vërtet ekziston…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button