Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, as sot nuk pritet zgjedhja e kryetarit

Sot duhet të vazhdojë seanca e 15 konstituive e Kuvendit të Maqedonisë ku ende zhvillohet debati në pikën e tretë të rendit të ditës, atë për formim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, kurse siç mund të kuptojmë nga kumtesat e sotme të partive parlamentare maqedonase, nuk ka ndonjë ndryshim në qendrimet e tyre dhe se me gjasë as sot nuk mund të pritet ndryshim i rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, shkruan Portalb.mk.

VMRO-DPMNE e cila procеduralisht vazhdon të debatojë në Kuvend me replika dhe kundër-replika, nëpërmjet kumtesës së dërguar sot shprehu këmbëngulësinë e saj për zgjedhje të reja duke thenë se nëse do të shkonim në zgjedhje të reja në këtë periudhë do të kishte filluar fushata zgjedhore.

“Derisa udhëheqësia kriminale e LSD-së do të vendoste t’i pyeste qytetarët për platformën tiranase, ne vend se t’ua impononte pas zgjedhjeve tashmë me shumicë do të rrjedhshin debatet rreth pasojave të dëmshme të pranimit të elementeve të platformës. Derisa LSD-ja në vend të politikës antishtetërore dhe antikombëtare do të sillte vendim demokratik për shkuarje në zgjedhje, më 7 ose 14 maj do të dihej vullneti i popullit dhe Maqedonia do të hapte derën për dalje nga kriza politike”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë shprehu se të gjitha institucionet shtetërore duhet të mundësojnë formim të Qeverisë nëpërmjet transferit të qetë të pushtetit dhe se veprimi në kundërshtim me interesat shtetërore është i dënueshëm.

“Parlamenti dhe të gjitha institucionet kanë për detyrë të mundësojnë formim të Qeverisë nëpërmjet transferit të qetë të pushtetit. Secili institucion dhe çdonjëri në mënyrë vetanake duhet të jetë i vetëdijshëm se të vepruarit në kundërshtim me interesat shtetërore është shkelje e Kushtetutës dhe drejtësisë  dhe rrezik për stabilitetin e Maqedonisë dhe rezultojnë me përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button