VMRO-DPMNE vazhdon të këmbëngul për zgjedhje të reja

 

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një kumtese të dërguar sot shprehu se nëse do të shkonim në zgjedhje të reja, ashtu siç kërkuan ata, në këtë periudhë do të kishte filluar fushata zgjedhore, njofton Portalb.mk.

“Derisa udhëheqësia kriminale e LSD-së do të vendoste t’i pyeste qytetarët për platformën tiranase, ne vend se t’ua impononte pas zgjedhjeve tashmë me shumicë do të rrjedhshin debatet rreth pasojave të dëmshme të pranimit të elementeve të platformës. Derisa LSD-ja në vend të politikës antishtetërore dhe antikombëtare do të sillte vendim demokratik për shkuarje në zgjedhje, më 7 ose 14 maj do të dihej vullneti i popullit dhe Maqedonia do të hapte derën për dalje nga kriza politike”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button