LSDM: Veprimi në kundërshtim me interesat shtetërore është i dënueshëm

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sot ka shprehur se të gjitha institucionet shtetërore duhet të mundësojnë formim të Qeverisë nëpërmjet transferit të qetë të pushtetit dhe se veprimi në kundërshtim me interesat shtetërore është i dënueshëm, njofton Portalb.mk.

“Parlamenti dhe të gjitha institucionet kanë për detyrë të mundësojnë formim të Qeverisë nëpërmjet transferit të qetë të pushtetit. Secili institucion dhe çdonjëri në mënyrë vetanake duhet të jetë i vetëdijshëm se të vepruarit në kundërshtim me interesat shtetërore është shkelje e Kushtetutës dhe drejtësisë  dhe rrezik për stabilitetin e Maqedonisë dhe rezultojnë me përgjegjësi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se çdo vepër në kundërshtim me interesat e shtetit është kundërkushtetuese dhe e dënueshme dhe se bllokadat e realizimit të shumicës së vullnetit të popullatës duhet të ndalojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button