SHBA-ja mendon ta kthejë Phenianin në listën e vendeve terroriste

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson deklaroi se SHBA-ja i shqyrton të gjitha mundësitë si të bëjnë presion ndaj Koresë Veriore për shkak të programit të saj bërthamor, ndërsa mendohet edhe për atë nëse Pheniani duhet të kthehet në listën amerikane të shteteve të cilat mbështesin terrorizëm.

“E shqyrtojmë tërë statusin e Koresë Veriore, nga pikëpamja e mbështetjes shtetërore të terrorizimit, si dhe mënyra tjera me të cilat mund të bëhet presion ndaj regjimit të Phenianit, me qëllim që të fillohet dialog, por i ndryshëm nga ai paraprak. I shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, theksoi Tilerson.

Ai gjithashtu u përqendrua edhe në Iranin, i cili sipas tij, vazhdon të bëjë “provokime shqetësuese” për destabilizimin e vendeve nga Lindja e Afërt dhe minimin e interesave amerikane në Siri, Irak dhe Liban.

Sipas tij, marrëveshja ndërkombëtare për program bërthamor në linjë të fundit nuk do ta arrijë qëllimin. Sekretari i shtetit të SHBA-së theksoi se “ambiciet bërthamore iraniane paraqesin kërcënim për paqen botërore dhe stabilitetin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP