Departamenti i shtetit: Politikanëve në Maqedoni që bllokojnë proceset, t’u kërkohet përgjegjësi

Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e Qeverisë, zhvlerësojnë stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit. Kështu mes tjerash thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shtohet se këtyre politikanëve, mund t’u kërkohet përgjegjësi.

Duke u përgjigjur në një pyetje të Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase, zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë thënë se qytetarët kanë zgjedhur përfaqësuesit parlamentar në dhjetor dhe ka një shumicë të qartë në Parlament e cila pret që të formojë Qeveri.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët maqedonas që të bëjë gjithçka që munden që të formuar një Qeveri pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e familjes euro-atlantike. Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Mes tjerash, theksohet se DASH do të punojë me partnerët evropianë për të inkurajuar këta politikanë që të ndalin opstrukcionet e tyre, duke përfshirë edhe mundësinë që të njëjtit të japin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button