Lëngu i hithrës, receta shekullore e mahnitshme për shëndetin
Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar: lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka. Ai mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar.
Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujve: hithra ka qenë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ai ka veti anti-inflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu.
Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës: për shkak të vetive anti-bakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës.
Parandalon dhe shëron alergjitë: lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, rinititin dhe teshtimën.
Është tonik i mirë për femrat: lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë. Ajo stimulon prodhimin e qumështit në gji gjithashtu. Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbjet.
Është i mirë për tretje: pini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës.
Ul nivelin e kolesterolit në gjak: hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme.
Ruan strukturën e duhur të qelizave: hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksiddant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN-së.
Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut: lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak. Ai ka veti diuretike të cilat ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në nivelet e duhura.
Redukton gjakderdhjen e brendshme: pakëson gjakderdhjen nga mitra, hunda apo edhe në zorrë. Lëngu i hidhrës ka veti të shkëlqyera medicinale.
Perfekt për higjenën orale: përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.
KUJDES! Personat që kanë probleme me stomakun, gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin lëngun e hithrës si një bimë medicinale, jo të gjithë trupat reagojnë në mënyrë të njëjtë. /Shëndet+