Pamjet e NASA, çahet akulli gjigand (FOTO)

Një masë gjigande akulli është duke u shkëputur në veriperëndim të Groenlandës dhe pamjet vijnë nga NASA, shkruan Top Channel.
Gjatë një misioni, studiuesit kanë fotografuar një çarje të re pranë qëndrës së shelfit të akullnajës Petermann. Në fotot e studiuara, ndarja e re duket relativisht shumë afër një shkëputjeje të madhe që po përhapet në drejtim të qendrës së shelfit të akullit.

Operation IceBridge thotë në një postim në Facebook se rrjedhja e akullit në mes të shelfit mund të çojë në avancimin e një çarjeje të re.

Petermann, një nga akullnajat më të mëdha të Groenladës është zvogëluar vitet e fundit. Çarjet e mëparshme kanë rezultuar në shkëputjen e masivëve të mëdhenj akullnajash. Në 2012 një ajsberg me përmasat e Manhattanit u shkëput nga shelfi, dhe në 2010, një tjetër ajsberg, këtë herë me 4 fish të përmasave të Manhattan, u shkëput nga Petermann.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button