Shkëndija do të mbrojë titullin e kupës ndaj Pelisterit

Janë mësuar ekipet finaliste të Kupës së Maqedonisë, pasi që sot janë luajtur ndeshjet kthyese, ku Shkëndijës e Tetovës dhe Pelisteri do të jenë në finalen e për të kërkuar trofeun e kësaj gare.

Skuadra kuqezi nga Tetova, Shkëndija edhe pse pësoi disfatë në ndeshjen e kthimit në Tetovë me rezultatin 0:1,  i kishte mjaftuar fitorja nga takimi i parë në Shkup, me rezultat 1:3.

Ndeshja edhe pse në shikim të parë dukej se do të jetë pa nxitje dhe tension, në minutën e 32-të , me karton të kuq u përjashtuan nga loja dy kapitenët e ekipeve, Ferhan Hasani i Shkëndijës dhe Boban Grnçarov i Vardarit, pas një tensioni të krijuar. 

Në ndërkohë skuadra e Pelisteri me rezultatin 1:0 në Manastir e ka eliminuar Bregallnicën (me rezultat të përgjithshëm 3:2), siguroi finalen, kur me 17 maj në Shkup do të takohet me Shkëndijën që është edhe mbrojtëse e titullit të Kupës së Maqedonisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button